Inspeksioni ka ndërhyrë për të shpërndarë turmat e mëdha të njerëzve që janë grumbulluar sot në “Albi Mall” në atë që njihet si “Black Friday”.
Reporteri.net merr vesh se Inspeksioni tashmë ka bllokuar hyrjet në këtë qendër tregtare, kjo pas grumbullimit të madh të njerëzve në kundërshtim me masat anti-Covid.
Në hyrje të kësaj qendre tregtare vërehen numër i madh i njerëzve të cilët nuk po lejohet të hyjnë brenda.
Ky grumbullim i njerëzve vjen në kuadër të “Black Friday”, ndonëse Ministria e Shëndetësisë qysh javën e kaluar kishte bërë të ditur se qendrave tregtare dhe super-marketeve nuk ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”.
Por megjithatë, ato kanë vazhduar me oferta promocionale duke nxitur kështu edhe grumbullim të madh të njerëzve.
Kujtomë se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë vdekur 15 persona dhe janë konfirmuar 775 raste të reja, shifra këto që vazhdojnë të jenë alarmante. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.