Asambleistja komunale në Suharekë njeherit edhe kryetare e gruas në Nismën e Suharekës, Albana Bytyqi ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë, Bali Muharremaj në Facebook në të cilën ka bashkangjitur edhe një fotografi me asambleisten Albana Bytyqi.
“Albana Bytyqi nga sot aderoi në AAK. Kontributin e saj politik e vlersoj dhe natyrisht angazhimi i saj në të ardhmen nuk do të mungoj. Ajo si asambleiste tash do ti takoj grupit të AAK-së në Asamblenë Komunale në Suharekë. I uroj mirëseardhje dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.
Edhe vet Albana Bytyqi ka konfirmuar largimin nga NISMA, duke thënë se kontributin e saj do ta japë si asambliste e AAK-së.
“Unë si Kryetare e Gruas së Nismës Socialdemokrate dega në Therandë, si asambleistja më e votuar në këtë subjekt, jap dorëheqjen time nga ky subjekt politik, dhe tash e tutje angazhimi im politik do të vazhdoj në AAK. Po’ashtu kontributi im në Asamblenë Komunale do të vazhdoj brenda grupit të AAK-së. Dua ti falenderoj përzemërsisht të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit të cilët më votuan. Do të mbetem zëri i tyre dhe asnjëherë nuk do ta kenë braktisjen, por angazhimin e sinqertë dhe institucional. Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më deputetin z.Haxhi Shala i cili çdo herë ishte zëri ynë, si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.