×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas hedhjes së gazit lotsjellës në koncertin e Bregoviçit, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 8:47

    Mbrëmjen e djeshme është hedhur gaz lotsjellës gjatë festës së birrës në Korçë ku u prekën qindra qytetarë që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin.


    Në formë proteste ndaj këngëtarit serbo-boshnjak Goran Bregoviç, disa individë zgjodhën të hedhin gaz lotsjellës.

    Ndërkohë, pas këtij sulmi vjen edhe reagimi i parënga  lëvizja Vetëvendosje.

    Kreu i degës së VV-së në Shqipëri Boiken Abazi, ironizon se kjo ishte përgjigja për t’i dhënë kuptim festës.

    “Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, shkruan Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!