×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Klinës, Vitisë dhe Malishevës, edhe Podujeva futet në listën e të prekurve me coronavirus

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 19:12

    Janë paraqitur edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 9 numrin e përgjithshëm.


    Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Ky i fundit ka treguar se tre raste të reja janë paraqitur në Malishevë, ndërsa risia është se edhe Podujeva futet në listën e të prekurve.

    Nëse veprohet si në Viti, Malishevë e Klinë edhe Podujeva pritet të futet në karantinë.

    Postimi i tij:

    Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).

    Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19.

    Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik. Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

    https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3282568998439467

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!