×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Kosovës, edhe Shqipëria pritet t’i ndaj 4 milionë euro shtesë për Luginën e Preshevës

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 20:24

    Qeveria e Kosovës sot miratoi projekt-buxhetin për vitin 2022.

    Në këtë buxhet parashihet që 2 milionë euro të ndahen për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    “Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, ka reaguar ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

    Ai u shprehë se ka vite që ka kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës.

    Në postimin e bërë, Arifi ka treguar se është duke pritur edhe nga Qeveria e Shqipërisë të ndaj 4 milionë euro shtesë për Luginën e Preshevës.

    Postimi i plotë i Shqiprim Arifit:

    Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës, dhe jo vetem kaq. Kam insistuar që Qeveria e Kosovës, mos ta trajtojë si lëmoshë ndarjen e buxhetit, përkundrazi të instalojë sa më parë FONDIN KOMBËTAR të SOLIDARITETIT, njashtu si shembulli i Gjermanisë pas Ribashkimit.

    E gjithë kjo, edhe si kundërmasë ndaj Serbisë  e cila investon miliona në Kosovë.

    Më parë, kam kërkuar nga tre Kryeministra të Kosovës që të vendoset kjo masë e domosdoshme politike dhe zhvillimore, të gjithë e kanë pasur mundësinë ta bënin, mirëpo kërkesa jonë po jetësohet sot me Qeverinë Kurti 2; po ndodhë më në fund.

    Kosova tanimë është krejt ndryshe me këtë qeveri.

    Faleminderit Albin!  Bashkë jemi më të fortë!

    PS: Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë 4 milion euro shtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!