×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas kthimit nga Haga, Haradinaj mbledh sot ministrat

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 8:12

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është kthyer nga Haga në Kosovë mbrëmë pak para mesnatës.


    E me tu kthyer, Haradinaj ka ftuar mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet sot prej orës 14:00.

    Ai deklaroi se duhet t’i kthehen punëve si qeveri në dorëheqje pasi nuk guxojnë që të lënë vendin në vakum qeverisës.

    “Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakumit qeverisës”, deklaroi Haradinaj.

    Megjithëse ka të atillë që mendojnë se mbledhja e qeverisë dhe kryerja e detyrave pas dorëheqjes është jo kushtetuese, Haradinaj ka ftuar që të njëjtit t’i drejtohen Gjykatës Kushtutese.

    “Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes është jo kushtetuese. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, përfundoi Haradinaj. K

    jo mbledhje është thirrur një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqje të nga posti i kryeministrit, pasi ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara për tu intervistuar si i dyshuar.

    Ramush Haradinaj më 24 korrik për rreth 1 orë u intervistua nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!