Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas fyerjeve me Sami Kurteshin, kaloi tek deputeti LDK-së Anton Quni të cilin e quajti mercenar dhe frikacak, shkruan Reporteri.net
Thaçi ndër të tjera i tha Qunit se ai asnjëherë nuk ka luftuar, se ka qenë në luftë me korrespodencë dhe se asnjëherë nuk ka luftuar në territorin e Kosovës.
“Je hi në Kosovë pasi ka hy NATO, ky është kontributi yt. Ke qenë mercenar në këtë angazhim. Ti nuk je luftëtar. Kurrë në Kosovë nuk ke qenë. Ty duhet me të ardhë trup për shumë sene. Ti asnjë ditë luftë nuk e ke në territorin e Kosovës përpos që ju ke afru kufirit”, ishin fjalët e Thaçit drejtuar deputetit Quni./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.