Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka njoftuar se partisë së tij iu është bashkangjitur, Ramiz Kelmendi.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se në vizionin e PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë.
Ai ka thënë se gjithë në PDK, janë jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të bashkohet.
Lexoni të plotë statusin e Hoxhajt:
Ramiz Kelmendi, miku im dhe një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokrataike të Kosovës. Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike.
Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.