×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas mbylljes së votimit, një burrë nga Gjilani shkon në qendrën e votimit dhe sulmon policin

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 11:16

    Një person në Gjilan është arrestuar pas një sulmi ndaj një zyrtari policor. 

    I dyshuari kishte shkuar në një qendër votimi pas mbylljes së saj,  rreth orës 20:30.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

    Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar duke tentuar të sulmoj zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!