×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Mitrovicës, sherr edhe në LDK-në e Gjilanit

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 18:13

    LDK-së së Isa Mustafës nuk po ie cin mbarë tubimet. Pas acarimeve të javëve më parë në një degë të Prishtinës mes Bardhyl Sejdiut, djalit të Fatmir Sejdiut dhe Bajram Gecajt, pasoi dje rrahja në degën e Mitrovicës.


    Sherret në këtë subjekt ka pasur edhe në qytetin e Gjilanit, konkretisht në nëndegën e fshatit Përlepnicë edhe pse grushtet aty nuk kanë kërsitur.

    Besfort Fazliu, kryetari i forumit rinor në Përlepnicë, thotë se zgjedhjet e nëndegës së LDK-së në këtë fshat janë përcjell me parregullsi dhe manipulime dhe se janë bërë pazare me dijeninë e Qendrës në Gjilan.

    Si pasojë e siç thotë pazareve të bëra Fazliu bën të ditur se ka dhënë dorëheqje.

    “Unë pata mundësinë të bëhem pjesë e pazareve politike, mirëpo nuk është në kulturën time që të bëjë pazare natën dhe t’i zbatoj ditën. Gjatë procesit zgjedhor në disa raste kandidatja Shkendije Xhelili-Avdiu zgjohet disa herë në këmbë dhe merr rolin e drejtueses pa e pasur atë të drejtë, duke lexuar rregulloret mirëpo ngec në nenin 4 ku filluan nga aty t’i shkelin të gjitha rregullat e procesit zgjedhor dhe nga aty filluan pazaret prapa karrigeve, dhe unë tërhoqa kandidaturën time bashkë me votuesit e mi ku nga 152 votues mbetën vetëm 50 brenda. Edhe pse jam dorëhequr nga kryetari i forumit rinor bashkë me 70 të rinjë bashk me familjet e tyre, ne s’do të ndalemi të punojmë për njerëzit e ndershëm të kësaj partie”, thotë Fazliu për Reporteri.net.

    Ndërsa ka folur për pazaret, Fazliu tregon se çfarë i kanë ofruar në këmbim të heqjes së kandidaturës për kryetar të nëndegës.

    “Më kanë ofruar që të tërhiqem nga kandidatura për kryetar nëndege dhe të mbes kryetar i forumit rinor. Pazaret i bënë ish kryetari i emëruar Nazim Rrustemi duke u tërhequr nga kandidatura për të marrë pozitën e delegatit dhe duke mbetur e vetme kandidatja Shkendije Xhelili-Avdiu për tu emëruar pastaj në mënyrë ilegale si kryetare e kësaj nendege. Pra këtu kan bërë pazare Nazim Rrustemi bashkë me Shkendije Avdiun vetëm që unë mos të jem kryetar i kësaj partie. Ata kanë qenë të drejtuar nga dega në Gjilan”, ka deklaruar Fazliu.

    I pyetur se e ka pasur konfrontime fizike ai ka mohuar këtë gjë.

    “Jo konfrontime fizike jo, vetëm përleshje me fjalë nga disa akter profiter të cilët kanë ardhur që ta ndajnë LDK-në në Përlepnicë dhe ja arritën këtij qëllimi”, pohon ai.
    Ai akuzoi se janë sjellur njerëz të partive të tjera, pa u verifikuar pjesëmarrësit, në mënyrë që të manipulohet procesi zgjedhor.

    “Nuk bëhet Kuvend të LDK-së në Nëndegën tonë me antarë të partive tjera pa u verifikuar pjesëmarrësit. Janë ardhur njerëz nga Vetëvendosje e PDK”, thotë Fazliu.

    AI pohon se ka menduar që procesi zgjedhor do të shkoj në rregull, por shton se edhe njëherë u tregua se siç thotë “profiterët nuk janë gati të tërhiqen”.

    Kujtojmë se të dielen një përleshje fizike ka ndodhur gjatë Kuvendit Zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë, ku në garë për të parin e kësaj partie në Mitrovicë.

    Reporteri.net raportoi dje se rrahja ndodhi mes përkrahësve të kryetarit aktual të degës të Mitrovicës Safet Kamberi dhe kandidatit për kryetar Faton Peci. /Reporteri.net/.

    Plasin grushtat në LDK: Rrahen për zgjedhjet e brendshme në Mitrovicë

    Peci: LDK-ja e grushteve në Mitrovicë është instaluar nga Safet Kamberi

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!