×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Policia i gjen fishekë, jelekë ushtarakë e substanca narkotike të dyshuarit për rastin në Bregun e Diellit

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 9:27

    Lagjia “Bregu i Diellit 2” është tronditur mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri.

    Forca të shumta të policisë rrethuan vendin mbrëmë rreth orës 21:30, derisa në vend të ngjarjes ishte edhe një autoambulancë.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për këtë rast.

    Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë/shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/posedim i narkotikëve.  Policia bën të ditur se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me të.

    Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

    I dyshuari ndodhet ende në arrati.

    “VRASJE NË TENTATIVË /SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /POSEDIM I NARKOTIKËVE

    Prishtinë / 13.06.2024 – 21:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!