×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas njeriut të Trumpit, nesër vije një njeri i afërt i Boris Johnsonit për ta përkrahur Veselin

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 23:46

    Pas ish-kreut të Drejtësisë së SHBA-së, njeriut të afërt të presidentit Trump, i cili ishte ditë më parë për ta mbështetur Kadri Veselin për Kryeministër, nesër në Kosovë do të zbarkoj edhe një njëri i rëndësishëm i kryeministrit britanik Boris Johnson.

    Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë publik emrin e tij, por nga burime brenda saj mësohet se ai është një njeri shumë i afër i Johnsonit.

    Si duket mesazhi kryesor i këtyre vizitave të njëpasnjëshme të njerëzve të afërt me liderët më të fuqishëm në botë, në përkrahje të PDK-së, ka të bëj më një preferenca indirekte të disa qeverive perëndimore për udhëheqësin e ardhshëm të ekzekutivit në Kosovë.

    Ky mysafir britanik mësohet se do të flas nesër edhe në tubimin përmbyllës të fushatës së PDK-së në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!