×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas nominimit të Kurtit, LDK thërret mbledhjen e Kryesisë

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 12:45

    Pak kohë pas Albin Kurti mori zyrtarisht mandatin për ta krijuar Qeverinë, me ç’rast nis të numërohet së prapthi afati 15 ditor për thirrjen e seancës, LDK-ja ka konfirmuar takimin e Kryesisë.


    Zyra për media e kësaj partie ka thënë se në orën 14:00 do të mbahet kjo mbledhje, ku do të diskutohet mundësia për koalicion, shkruan Reporteri.net.

    “Në orën 14:00, në Selinë e LDK-së mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, ku përveç kësaj njoftohet edhe për homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes.

    Ndërkohë, ka qenë Vjosa Osmani e cila ka bërë thirrje që këto ditë të përdoren për të gjetur gjuhë të përbashkët që mundëson krijimin e Qeverisë.

    Sidoqoftë, kreu i partisë nuk është lajmëruar ende, ani pse që në mëngjes Albin Kurti i ka dërguar mesazhe, madje edhe thumbuese si videoja ku paraqitej ulësja e thatë që priste Mustafën.

    Ndryshe, VV-ja potencoi sërish sot se ka refuzuar ofertën e LDK-së, mirëpo ka thënë se është e gatshme të hyjë në takim ku nuk do të dilet pa marrëveshje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!