×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas paralajmërimit për liberalizim të vizave, Lajçak takohet me Escobarin

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 20:52

    I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak është takuar të premten me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Përmes një postimi në Twiter, Lajçak ka thënë se Shtetet e Bashkuaratë Amerikës i japin atij mbëshetje të fortë për punën në çështjen e lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi.

    “Është mirë të takohem me Gabriel Escobar për të përditësuar njëri-tjetrin mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun e lehtësuar nga BE. Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të qartë ?? për punën time”, ka shkruar Ljaçak.

    Takimi në mes tyre vjen në një kohë kur është paralajmëruar liberalizimi i vizave për Kosovën nga vetë emisari i BE-së për dialogun.

    “Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, tha Lajçak.

    Ndërkohë është paralajmëruar edhe një marrëveshje e re në mes Kosovës dhe Serbisë – raportohet se do të jetë pajtim për çështje energjetike.

    “Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, deklaroi Lajçak për Euronews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!