Pas pauzës së dytë kanë vazhduar diskutimet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, siç raporton REL. Në takimin trepalësh po marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Tashmë janë bërë mbi dhjetë orë që kur takimet kanë nisur që në orët e mëngjesit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq fillimisht, siç ka qenë praktikë e deritanishme, kanë biseduar ndaras me ndërmjetësuesit evropianë të udhëhequr nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe emisari Mirosllav Lajçak, e më pas pasdite kanë nisur një takim trepalësh.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar rreth diskutimeve. Siç është raportuar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet t’u adresohet mediave pas takimit.
Ky takim vjen pas takimit në Bruksel të mbajtur më 27 shkurt, kur Borrell njoftoi se të dyja palët ranë dakord se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve. Në të njëjtën ditë u publikua teksti i marrëveshjes, i cili përmban 11 nene.
Në cilësinë e vëzhguesit, në Ohër po merr pjesë edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.
Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.
Ai përsëriti se sot nuk pret nënshkrime. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.