Në kioskat në veri të Kosovës, këtë mëngjes, pas pesë muajsh, u rikthyen gazetat nga Serbia, transmeton Reporteri.net.
Nga kompania që merret me shpërndarjen e shtypit serb në Kosovë deklaruan për Radio Contact Plus se çmimi i gazetave mbetet i njëjtë si në Serbi, përkundër taksës prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
“Të gjithë botuesit, janë marrë vesh për uljen e çmimit, me qëllim të kompensimit të pjesës tjetër të taksës. Çmimet e tyre do të jenë të njëjta sikurse në Serbi’, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.
Ndryshe taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, ka bërë që të rritet konsumi i produkteve vendase. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.