×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i saj

    Pas pesë viteve e takon xhaxhain prapa grilave në Hagë, mbesa e Salih Mustafës: Liria do të vijë

    Reporteri
    05 Prill 2025 | 10:25

    Gazetarja Arta Sh Mustafa dje e ka takuar axhën e saj Sali Mustafa, i cili është dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Ajo ka treguar se për gati pesë vite nuk e kishe parë axhën e saj, i cili gjatë luftës çlirimtare njihej me nofkën “Cali”.

    Në Facebook, ajo ka shkruar për emocionet e kësaj vizite.

    Postimi i saj i plotë:

    Ish-luftëtarin e UÇK-së, Salih Musaftën, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, e vizitoi mbesa e tij, Arta Mustafa.

    Përmes një reagimi në Facebook, Arta shkruan fjalë të përzemërta e plot mall për xhaxhanë e saj, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo shprehet e bindur se liria vjen, e drejtësia do të triumfojë.

    Reagimi i plotë i Arta Mustafës për vizitën në Hagë te xhaxhai i saj, Salih Mustafa:

    Xhaxhi, sa më kishte marr malli!

    Dje e takova për herë të parë, pas pothuajse pesë vitesh, axhën tim – Salih Mustafën. U përqafuam pas kaq shumë kohe mungesë, vuajtje, padrejtësi.

    Nuk ka fjalë që përshkruajnë ndjesinë e atij momenti. Ishte mall, dhimbje dhe krenari – të gjitha në një.

    Të shohësh dikë që e do, e që për ty është simbol i qëndresës dhe drejtësisë, të mbyllur padrejtësisht kaq gjatë, dhe prapë ta gjesh të fortë, të kthjellët, të qëndrueshëm – është emocion që s’harrohet kurrë.

    Xhaxhi im nuk është thyer.

    As koha, as largësia, as izolimi nuk ia kanë zbehur dritën në sy. E mban qëndrimin me dinjitet, ashtu siç e ka mbajtur gjithmonë – me bindjen se e vërteta do të dalë në dritë.

    Dje u përqafuam, jo vetëm si mbesë e axhë, por si dy gjenerata që nuk e harrojnë asnjëherë sakrificën për liri.

    LIRIA DO TË VIJË. E do ta presim bashkë, krahë për krahë.

    p.s – Duhemi me rifresku foton, xhaxh!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!