×
  • Lajme
  • Lajme / Foto/Video

    Pas raportimit të Gazetës Reporteri, Policia e gjobit shoferen që bëri kthim mbrapa te “Rrethi me Flamur”

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 12:31

    Policia e Kosovës ka gjobitur me 150 euro shoferen e cila te “Rrethi me Flamur” bëri kthim mbrapa, pas videos të publikuar nga Gazeta Online Reporteri.net të martën e 22 prillit.

    Të njëjtës i është shqiptuar edhe një pikë negative.

    Në videon që Gazeta Online Reporteri.net kishte publikuar, shihet se si shoferja në fjalë për të mos pritur në kolonë, bën kundërvajtje duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.

    “E lartëcekura derisa ishte duke lëvizuar në rrethrrotullim bën kthim majtas dhe lëvizë në rrugë njëkahore, me ç’rast rrezikon pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e Njëstit të trafikut për rajonin e Prishtinës në gjobën e shqiptuar.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!