Që nga data 13 mars kanë filluar konfirmimet e para për të prekurit me koronavirus në Kosovë.
Prej nga ajo e premte e deri më sot numri i të infektuarve me COVID-19 është 31.
Disa prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, e disa të tjerë të vetizoluar. Për të parandaluar përhapjen e këtij virusi të ardhurit kosovarë nga shtetet e huaja, tashmë po karantinohen tek Qendra Studentore në Prishtinë, në mënyrë që ky virus të mbahet sa më larg atyre që për fat të mirë nuk janë prekur ende.
Dy nga të infektuarit e fundit në Kosovë rezultuan të jenë nga komuna e Gjilani. A.Sh është vajza e infektuar me koronavirus e që u konfirmua si banore e Gjilanit.
Por në fakt ajo kishte ardhur para disa javësh nga Gjermania.
Sipas Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hziri, vajza familjen e ka nga fshati Vrapçiq, komuna e Gjilanit, por që nuk jeton në këtë qytet.
“Ajo ka familjen e burrit në Ferizaj, ku edhe jeton. Por e njëjta pas vizitës së familjes në Vrapçiq kreu vizitën në Klinikën Infektive të Spitalit Rajonal në Gjilan.Po shihet historiku i kontakteve me familjar dhe lëvizjet e tjera nëpër familje.Është apeluar që e njëjta të vetëizolohet dhe të lajmërohet tek organet kompetente për këshillat mjekësore”, ka thënë i pari i Gjilanit për Indeksonline.
Kurse sa i përket të prekurit tjetër me koronavirus, Haziri tha se ai është mirë dhe nuk ka ndonjë simptom shumë të rrezikshme.
“Kontaktet janë vetëm me familjen e tij, ka rezulutu pozitiv dhe po e respekton vetizolimin. Babai i tij ka rezultuar negativ. Vajza kontaktet i ka pas edhe me familjen e saj, ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, ka qëndruar tek familja në Vrançiq e më pas edhe jashtë Gjilanit”, shtoi Haziri.
Kryetari i Gjilanit ka apeluar tek qytetarët që të vetizolohen dhe mos të qarkullojnë pa nevojë sepse janë masat më të mira mbrojtëse.
“Rri n’shpi dhe kujdesu për vete e familjen”, shtoi ai.