×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas refuzimit nga Kuvendi, Thaçi konferencë për media në orën 16:00

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 13:30

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do t’iu drejtohet qytetarëve përmes një konference për media që do ta mbajë sot në orën 16:00.


    Ky vendim për të mbajtur konferencë ka ardhur pas refuzimit të Kuvendit të Kosovës që të organizojë një seancë për sot siç ishte kërkuar nga presidenti, për të raportuar rreth takimeve në Uashington.

    Njoftimi i plotë i presidencës:

    Presidenti Thaçi mban konferencë për media në orën 16:00

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot (4 mars 2020), në orën 16:00, do të mbajë konferencë për media. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!