×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas reshjeve të mëdha të shiut në Gjilan, Haziri aktivizon shtabin emergjent

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 19:05

    Pas reshjeve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i komunës Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile të cilët siç bëhet e ditu janë aktualisht në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.


    Në një njoftim nga Komuna e Gjilanit theksohet se deri tani, kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia në lagjen Deremhallë.

    Haziri më këtë rast ka apeluar te qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullohet me vetura, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet të lajmërohen në numrat emergjentë: 112 dhe 193.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!