×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas rrëzimit, Kurti e Konjufca nuk mund të ushtrojnë as detyrën e deputetit

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 8:07

    Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rrëzimit të qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.


    Me këtë vendim, qeveria aktuale do të jetë qeveri në detyrë, deri në funksionalizimin e një qeverie të re, shkruan lajmi.net.

    Ditëve të fundit është përmendur edhe nga eksponentë të rëndësishëm politikë në Kosovë se është e mundshme të ketë një qeveri teknike ose gjithëpërfshirëse në Kosovë.

    Në rast se kjo ndodh atëherë shumë nga ministrat do të mbesin edhe pa postin e deputetit.

    Ky fat do t’i përcjell edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca si dy nga njerëzit më të votuar të Vetëvendosjes.

    Ata nuk do të mund të jenë deputetë në Kuvendin e Kosovës në rast se krijohet qeveri teknike ose gjithëpërfshirëse.

    Në anën tjetër, vlen të theksohet se qëndrimin për qeverinë teknike e ka shprehur deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës që ka thënë se asnjë parti politike nuk mund të kalkulojë politikisht mbi PDK-në, duke ritheksuar opozitarizmin e deklaruar më 6 tetor.

    Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i situatës së krijuar politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!