Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur broçkull njoftimin e Kryeministrit Avdullah Hoti për shtyrje të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë.
“Takimet që do të duhej të anulohen nga Hoti janë ato me Serbinë e të cilat po e zhbëjnë Republikën dhe jo ato me Shqipërinë!”, është shprehur ajo, transmeton Klan Kosova.
“Kryeministër i paligjshëm dhe mashtrues që nuk e tregon të vërtetën për shtyerjen e mbledhjes së përbashkët me Shqipërinë”.
“Arsyetimi se e ka anuluar kinse për shkak thirrjes në raporim për 100 ditëshin e qeverisjes janë broçkullat e tij të radhës!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.