Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se e përkrahin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përderisa është pjesë e negociatave dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani.
Abbott në emisionin ”Kallxo Përnime” u shpreh se është e qartë që kjo është një çështje në tavolinën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Përderisa është pjesë e negociatave dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani, po, e përkrahim. Mendoj që është e qartë që kjo është një çështje në tavolinë, është qartazi një çështje me të cilën është pajtuar qeveria e Kosovës… Atëherë duhet shikuar se çka e rrezikon sovranitetin e Kosovës, sepse nuk është vetëm emri, apo jo? Janë kompetencat që do t’i jepeshin një Asociacioni të tillë, pra, duhet të qartësohet se cilat janë këto fuqi, dhe duhet të qartësohet se cilat janë kompetencat që mund të rrezikojnë Kushtetutën dhe të punohet rreth këtyre pikave”, u shpreh ambasadori britanik.
“Mendoj që më e keqja është kur ata që pretendojnë se për shkak që Asociacioni është përmendur, atëherë ata vetëm duhet të heqin dorë dhe të ikin”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.