×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas shkrimit të Gazetës Reporteri, Ministria e Bujqësisë e pranon se subvencionet për kunguj nuk ishin 545 euro por 150 euro

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 17:02

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka dalë me reagim në lidhje me pagesat e subvencioneve për këtë vit, pasi Gazeta Online Reporteri.net raportoi se edhe pse pretendohej se mbështetja për kultivuesit e kungujve e misirit, krahasuar me vitin 2020, është rritur nga 300 në 545 euro, në fakt është zvogëluar në 150 euro.

    Përmes një postimi në Facebook, MBPZHR-ja e ka quajtur “gabim teknik” pretendimin se ka rritur përkrahjen për kultivuesit e perimeve, veçanërisht për kultivuesit e kungujve të misirit.

    “Kërkojmë ndjesë për një lëshim teknik gjatë paraqitjes vizuale të shifrave të përkrahjes për perime në Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2022.

    Për dallim nga kulturat e tjera perimtare, përkrahja për kunguj dhe kunguj misiri këtë vit është 150 euro”, kanë thënë MBPZHR-ja.

    Në bazë të një grafike të publikuar javë më parë nga Ministria, thuhet se për kultivuesit e kungujve e misirit, krahasuar me vitin 2020, mbështetja është rritur nga 300 në 545 euro.

    Këto shifra u demantuan nga Udhëzimi Administrativ për pagesat direkte në bujqësi për vitin 2022 që e ka nxjerrë vetë kjo Ministri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas këtij udhëzimi, subvencionimi për kultivuesit e kungujve të misirit, në fakt është 150 euro. Aty potencohet se mbështetja për 1 hektar për ata që mbjellin kunguj të misirit është 150 euro.

    “Subvencionimi në vlerë prej 150 euro/ha, për kulturën perimore kunguj dhe kunguj të misirit”, thuhet në udhëzimin administrativ. /Reporteri.net

    MBPZHR mashtron bujqit, iu tha se u rrit përkrahja për kungujt e misirit në 545 euro, në fakt ajo u zvogëlua në 150 euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!