Dy javët e fundit u karakterizuan me mot shumë të ftohtë, me borë të madhe e ngrica.
Termi popullor i “shkundjes së plakave” zgjati më shumë se zakonisht, duke i bërë të acarta ditët e para të pranverës, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, tani moti po ndryshon. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes dhe së shtunës pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale pritet të shkojnë rreth -4 gradë Celsius deri në 0 ndërsa ato maksimalet ndërmjet 13 dhe 15 gradë.
Ndërkohë, për shkak të ngricave në mëngjes, IHMK-ja ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.