×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas shuarjes së Ministrisë, Qeveria Hoti krijon Agjenci për Integrime

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 12:00

    Qeveria e Kosovës sot gjatë mbledhjes së radhës ka prezantuar propozim-vendim për sistemim të përkohshëm të strukturave të ish-Ministrisë së Integrimit Evropian në Zyrën e Kryeministrit.


    Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ka prezantuar propozimin që strukturat e Ministrisë së Integrimit Evropian të zhvendosen në Zyrën e Kryeministrit dhe të krijohet agjencia për integrim evropian.

    “Në mënyrë që të mos mbeten strukturat e ish-Ministrisë së Integrimit Evropian të pasistemuara marrë parasysh rëndësinë e integrimit evropian dhe vazhdimit të përmbushjes së obligimeve në kuadër zbatimit të marrëveshjes së stabilizim-asociimit është propozuar që të zhvendosen strukturat organizative përkohësisht nga ish-ministria e integrimit evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi obligohet Zyra e Kryeministrit që të fillojë procedurën e hartimit të koncept-dokumentit për themelimin e agjencisë për integrim evropian dhe pas kalimit të procedurave dhe hartimin e projektligjit për themelimin e agjencisë për integrim evropian”, ka thënë Selmanaj.

    Ky propozim-vendim u votua me shumicë votash nga anëtarët e Qeverisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!