×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas statusit skandaloz, Xhevdet Pozhari akuzon “qikat” se nuk ditën ta lexojnë

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 18:40

    Analisti Xhevdet Pozhari i ka reaguar organizatës e cila u kërkoi mediave që të mos e ftojnë atë në debate televizive, pas një deklarate ku pati një kritikë për vajzat, me rastin e vrasjes makabre të 18-vjeçares në Ferizaj.


    Kundër deklaratës së Pozharit dolën shumë komentues në rrjetet sociale. Ndërsa Pozhari i kërkon kësaj organizate me emrin ‘QIKA’, që të mësohen ta lexojnë atë që ai e shkroi në Facebook.

    ”Qikave” që nuk dinë të lexojnë! Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t’i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër. Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju!
    Fillimisht, mësohuni ta lexoni atë që është shkruajtur, e jo atë që ju mendoni se është thënë!”, ka shkruar Pozhari.

    Në një shkrim me heret në profilin e tij në Facebook, Pozhari ndër tjerash shkroi se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.

    Ndaj kësaj deklarate ka patur reagime të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!