×
  • Lajme
  • Lajme / Bruksel

    Pas takimit me Costan, Osmani nesër pritet të takohet edhe me Presidenten e PE-së, Roberta Metsola

    Reporteri
    03 Dhjetor 2024 | 11:51

    Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani nesër do të qëndrojë në Bruksel ku fillimisht do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Një ditë pas, të mërkurën e 4 dhjetorit, e para e shtetit do të takohet edhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas agjendës së publikuar, Presindetja Osmani do të takohet nesër pasdite me Metsolan.

    Fillimisht do të jetë arritja, më pas do të realizohet fotografia e përbashkët dhe në ora 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.

    Në takim do të jetë edhe Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!