×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas takimit me Lajçak: “Pa përfshirjen e Albin Kurtit në dialog, s’mund të ketë marrëveshje të suksesshme”

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 13:04

    Ka përfunduar takimi në Prishtinë mes ish-Kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.


    Pas takimit, ka folur deputetja e VV-së Fitore Pacolli e cila ka qenë e pranishme në këtë takim, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se në takim është diskutuar se pas përfshirjen e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në dialogun Kosovë-Serbi nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme.

    “Të dyja palët u pajtuam që të mbesim në kontakt dhe se nuk mund të këtë dialog dhe marrëveshje të suksesshme, të qëndrueshme dhe afatgjate pa përfshirjen e Vetëvendosjes dhe sidomos Albin Kurtit”, ka Pacolli.

    Sipas saj, për një gjë të tillë është pajtuar edhe sllovaku Lajçak në takim.

    Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, është duke zhvilluar takime me liderët e partive politike.

    Ai përveçse është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar edhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!