Kryetari i Partisë Social Demokrate është deklaruar pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ku u diskutua rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Ahmeti tregoi se me liderin e LDK-së shkëmbyen mendimet rreth asaj se si duhet të koordinohen për rrëzimin e ekzekutivit.
“Diskutuam që ne si opozitë ta shtojmë presionin opozitar dhe të shohim se a ka mundësi që t’i bëjmë numrat për ta rrëzuar Qeverinë.
U dakorduam që të bëjmë takime koordinuese. Iniciativa nuk është vetëm ajo se “A po vini ta rrëzojmë Qeverinë”. Por, kërkojmë që të koordinojmë hapat që mocioni të jetë i suksesshëm. Besojë se do të ketë edhe takime tjera para se të kemi një strategji finale”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.