Kjo fundjavë do të shoqërohet me reshje shiu, ndërsa luhatjet moti do t’i sjellë prej pasdites së sotme. Në Qarkun e Shkodrës pritet të ketë edhe shtrëngata, raporton Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM)
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, deri në 16 gradë në vendet malore.
RESHJET:Sot pasdite (e shtunë, dt.27) në përgjithësi, nuk priten reshje. Vetëm gjatë pasditeve, në zona të kufizuara të qarqeve në lindje mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.
Nesër (e diel, dt.28) priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT:Nesër (e diel, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 34 °C
në vendet e ulëta: 21 / 38 °C
në vendet malore: 16 / 29 °C.
ERA:Sot pasdite (e shtunë, dt.27) dhe nesër (e diel, dt.28) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.