×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Thaçit, ambasadori britanik takon Kurtin

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 18:40

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.


    Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për pandeminë COVID-19, dhe veprimet dhe masat që institucionet qeverisëse të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë, me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

    “Kryeministri në detyrë, Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott mbi mbarëvajtjen e vendimeve të deritanishme dhe për vendimet e reja që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë. Ai rikujtoi se për të dhe Qeverinë në detyrë ruajtja e shëndetit publik mbetet prioriteti me i lartë, derisa vëmendje dhe kujdes i veçantë po i jepet edhe shëndetit të ekonomisë”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

    Sic thuhet në këtë njoftim “Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Abbott, vlerësoi punën e Qeverisë dhe institucioneve tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 dhe përsëriti përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar”.

    Ndryshe, Abbott sot, bashkë me ambasadorët e tjerë të Quint’it, është takuar me Presidentin Hashim Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!