×
  • Lajme
  • Botë

    Pas Twitterit, Trump merr edhe një goditje nga Facebook: Hapa emergjentë kundër pretendimeve të rreme për fitoren e tij

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 19:42

    Facebook dhe Twitter kanë vendosur masa emergjente për të kundërshtuar pretendimet e rreme të Donald Trump për fitore në rrjetet sociale, të cilat i kanë sjellë drejtpërdrejt konflikt me presidentin e SHBA.


    Të dy platformat teknologjike kishin bërë të ditur planet në prag të zgjedhjeve për të kundërshtuar dezinformimin në lidhje me votimin, si dhe pretendimet për fitore të parakohshme.

    Facebook hoqi dukshëm dorë nga frazat euforike që kishin shoqëruar më parë njoftimet ku pretendohej një fitore false të kandidatëve.

    Në postimet e vona në Twitter dhe Facebook, Trump deklaroi: “Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të Vjedhin Zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen Sondazhet! ”

    Facebook fillimisht etiketoi postimin e parë me një kuti të thjeshtë duke i këshilluar lexuesit të “shohin përditësimet e fundit mbi zgjedhjet e SHBA 2020”.

    30 minuta pas këtij postimi, kompania përditësoi paralajmërimin se “rezultatet përfundimtare mund të ndryshojnë nga numërimi fillestar i votave, pasi numërimi i votave do të vazhdojë për ditë ose javë”.

    Postimi mori mbi 100,000 reagime.

    Twitter kufizoi shpërndarjen në postimin e parë, duke bllokuar retweetet ose përgjigjet.

    Por asnjëra nga platformat nuk ndërmori veprim kundër postit të dytë ku pretendojhej “një fitore e madhe!”. Twitter tha se mungesa e veprimit ishte sepse ishte e paqartë se për çfarë bëhej fjalë konkretisht. Ndërsa postimi mund të kishte qenë i parakohshëm për fitore.

    Platformat e teknologjisë do të vazhdojnë të flasin vetëm për zgjedhjet derisa të dalë rezultati final.

    Njoftimet politike janë pezulluar për një kohë të pacaktuar në Facebook dhe Google, ndërsa Twitter nuk i ka lejuar ato që nga Tetori 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!