Pas vendimit të Kushtetueses e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës, është paralajmëruar një protestë gjithëpopullore më 5 qershor.
Thuajse menjëherë pas vendimit, në rrjetin social në Facebook është krijuar një grup ku bëhet thirrje për pjesëmarrje në një protestë siç thuhet gjithë popullore që do të mbahet më 5 qershor në ora 12:00, në sheshin “Skenderbeu”, shkruan Reporteri.
Se kush qëndron prapa kësaj thirrje nuk dihet ende por ajo është shpërndarë në një faqe “me kryeministrin”.
Kujtojmë se një test për protestë, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje është mbajtur edhe sot në sheshet e Prishtinës.
Vendimi i Kushtetueses nga ana e Vetëvendosjes është quajtur skandaloz, gjersa Glauk Konjufca nga kjo parti ka thënë se ky vendim do të shkaktojë revoltë qytetare./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.