Presidenti i Kosovës i ka nisur takimet me liderë të partive politike këtë mëngjes. I pari që ka ardhur në zyrën e tij ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafë, Presidenti i Republikës së Kosovës është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.
E pas Veselit, radhën për takim e ka kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë që pas këtij takimi, Presidenti i vendit do të takohet me kryeminstrin Kurti por ky i fundit nuk e ka në agjendë takimin me Thaçin.
Megjithatë mbetet të shihet se a do të takohet Hashim Thaçi me kryeministrin apo jo./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.