×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vjedhjes së 2.1 milionë eurove, Zafir Berisha nis projektligjin për siguri kibernetike

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 16:00

    Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se është duke e hartuar Projektligjin për siguri kibernetike.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPB’ja ka bërë me dije se është mbajtur takimi i grupit punues për Strategjinë Shtetërorë të Sigurisë Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025.

    Koordinatori i Strategjisë, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i cili ka thënë se ngritja e sigurisë është e domosdoshme në të gjitha institucionet publike dhe se tashmë janë bërë plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.

    “Me këtë rast, nga grupi punues fillimi i muajit nëntor u përcaktua si objektiv i realizimit të draftit fillestar me qëllimin që t’i hapë rrugë kompletimit të Strategjisë së re. Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike, ku qëllimi i këtij Ligji do të jetë që të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!