Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një shkrimi ka njoftuar se pas vlerësimeve të BQK-së për rënien ekonomike gjatë këtij viti, nevojitet një plan për rimëkëmbje.
Hoti ka thënë se duhet të thellohet partneriteti politik dhe ekonomik me ShBA-në, Gjermaninë dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, për të tërhequr investitorë nga këto vende.
“Na duhet të fuqizojmë mbrojtjen e investitorëve dhe të sigurojmë marrëdhenie ekonomike të hapura e konkurrente me vendet në rajon, në mënyrë që investitorët që vijne në Kosovë të shohin perspektivën për qasje në tregun rajonal dhe me gjerë”, ka shkruar Hoti.