×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, reagon menjëherë edhe Hashim Thaçi

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 17:03

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë thirrje që të tejkalohen interesat politike, të siç thotë ai, të të zgjedhurve të popullit, pas konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit.


    Ai, në një urim për deputetët e legjislaturës së shtatë të cilët dhanë pak më herët betimin, ka theksuar se konstituimi i Kuvendit hap rrugë për krijimin e institucioneve të reja, dhe për këtë ka kërkuar nivel të partë të përgjegjësisë.

    Thaçi në reagimin e tij në facebook, për asnjë moment nuk ka përmendur apo uruar zgjedhjen e Galuk Konjufces së VV-së në krye të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!