Hamëz dhe Adem Jashari, dy pasardhësit e familjes Jashari, kanë vizituar dje veriun, ku kanë kujtuar edhe dy policët e vrarë Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.
Hamëz Jashari ka shpërndarë disa fotografi në Facebook, ku ka shkruar se është mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që kanë mbrojtur me gjak veriun, shkruan Reporteri.net.
“Nga Prekazi në Veri! Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës. Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit”, ka shkruar ai, ndërsa ka publikuar foto dhe video.
Polici Enver Zymberi ishte vrarë në korriku të vitit 2011 nga strukturat ilegale serbe. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në atë kohë kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.