×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasardhësja e Merkelit gjendet në Prishtinë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 21:37

    Ministrja gjermane e Mbrojtjes, e cila drejton partinë CDU, Annegrat Kramp – Karrenbauer gjendet sot në Prishtinë për vizitë.


    KFOR ka njoftuar në Twitter se në selinë në Prishtinë, komandanti i forcve të NATO-s në Kosovë e ka pritur pasardhësen e kancelares Angela Merkel në CDU, e cila poashtu mban pozitën e ministres së mbrojtjes.

    “Komandati i KFOR’it ka mirëpritur sot ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrebauer në selinë në Prishtinë. Gjeneralmajor Michele Risis shprehu falënderimin e tij për kontributin e Gjermanisë në KFOR, në përkrahje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.


    Zyra e krerëve institucionalë nuk kanë njoftuar nëse Kramp-Karrenbauer do të zhvillojë takime me ndonjërin prej tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!