Sot dhe nesër paralajmërohen vërshime në vend.
Sipas MeteoKosova, reshjet do të intensifikohen pasdite dhe në mbrëmje duke shkaktuar edhe vërshime lokale.
“Vendi ynë sot do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formën e rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër në zona të caktuara. Reshjet pritet të marrin intensifikim vonë pasdite dhe në mbrëmje, të cilat në zona të caktuara do të jenë me lëvizje të ngadalshme, duke shkaktuar edhe vërshime lokale! Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës si dhe ditën e Shtunë, duke rrezikuar gjendjen edhe më tepër për vërshime, sidomos në ato zona që janë të prirura”, thuhet në njoftim.
Temperaturat po ashtu do të pësojnë ulje.
“Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku të Premten minimalet do të luhaten prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C. Vonë pasdite, temperaturat do të pësojnë ulje më të ndjeshme, duke zbritur nën vlerën 20°C. Të Shtunën parashihet minimalet të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C”, thuhet tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.