×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi ju largua Haxhi Shala, NISMA del në teren

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 18:43

    Ditë më parë partisë NISMA Socialdemokrate ju largua “krahu i djathtë” i Fatmir Limajt.


    Fjala është për bashkëvendasin e tij, Haxhi Shala, i cili aderoi në AAK-në e Ramush Haradinajt.

    Ky i fundit pas largimit ka nisur të marrë me vete edhe disa zyrtarë të NISMA-s nga qytete të ndryshme të cilët çdo ditë përmes statuseve në Facebook njoftojnë se po i ndajnë rrugët me partinë e Fatmir Limajt dhe siç thonë po i bashkohen “vizionit” të Haxhi Shalës, shkruan Reporteri.net.

    Duke parë që po i largohen anëtarë, sot zyrtarë të NISMA-s kanë dalë në teren ku kanë takuar strukturat në qytetin e Podujevës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

    Njoftimin e ka dhënë deputeti Endrit Shala përmes një postimi në Facebook, i cili ka falënderuar anëtarët e partisë siç thotë ai për angazhimin për zhvillim ekonomik të vendit.

    Postimi i tij:

    Sot bashkë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z.Vesel Krasniqi zhvilluam takime miqësore dhe shumë të këndshme me degët e NISMA-s, në Podujevë, Mitrovicë dhe Vushtrri.

    Nismëtarët Socialdemokrat kudo nëpër Kosovë janë të bashkuar rreth misionit tonë për zhvillim ekonomik të vendit, dhe për ta ndërtuar një shtet që i zgjat dorën secilit qytetarë. Është koha të lihen anash interesat personale e grupore të kujtdo.

    Sot është koha për veprime, jo për fjalë, për punë, jo për premtime. Sot është koha për Kosovën dhe për rininë. Faleminderit për besimin punën dhe angazhimin.

    https://www.facebook.com/OfficialEndritShala/posts/1189964644698680?__xts__%5B0%5D=68.ARA-mWWCMDJu8nN4bQUFt6CgSckG3DuVwpOOSA6hpjAv9FlO5nyb8c5G-8kXk12lDBiSDXcd9FKIz-LtjSZZ5NQCQfqX4re_1Iw9o_ZB9hVXO11xFq_JMo4_9dQ2TcJBlb7X1gPLuQm1jAJn69xd6yF3k9m7NDtuGAJc8whgyfdy7jIouTUX_WkYXyU1fkhYnlbiipCNCQF_rGDEaoJSfEonOOuhKe116oXlB5xsnoGm-ZCK2AQoKgoK_FroUafHEfkXYZTYxCDzwIdlayZxOEJkNy0uJXDErLc1JRYjyvKxDq1M5MVw-605fFWnYgNh7xkiMh4kOg8aXtn4m-y3tlzPwQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!