×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi PDK po e refuzon, Zafir Berisha thotë se NISMA do të hyjë e vetme në zgjedhje

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 12:21

    Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, thotë se me shumë gjasë, partia në të cilën gjendet, do të hyjë e vetme në garën zgjedhore.


    Berisha mohon zërat se NISMA ka qenë duke diskutuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të hyrë së bashku në procesin zgjedhor.

    Thotë se asnjëherë nuk ka pasur bisedime e as negociata me partinë e Isa Mustafës, për të bërë koalicion parazgjedhor.

    “99 për qind të gjasave janë që NISMA Socialdemokrate të hyjë e vetme në zgjedhje. Nuk kemi pas diskutime me LDK-në për koalicion parazgjedhor dhe synojmë t’i marrim mbi 55 mijë vota”, ka thënë Berisha për Gazeta Blic.

    Vendimi i NISMA-s për shkuarje e vetme në zgjedhje vije pas refuzimit që aktualisht po i bën PDK-ja, zyrtarë të cilës vazhdimisht po thonë se do të garojnë të vetëm në zgjedhjet e reja.

    Kujtojmë se Nisma Socialdemokrate, ka qenë pjesë e qeverisë Hoti.

    Në zgjedhjet e fundit të mbajtura me 6 tetor, partia që drejtohet nga Fatmir Limaj, pati bërë koalicion parazgjedhor me AKR-në e Behgjet Pacollit.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!