×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi përmendi vetëm Selimin, Aliut i bie ndërmend edhe për Thaçin, Veselin e Krasniqin

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 19:12
    Liburn Aliu, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Fotografi nga arkivi.

    Pas reagimit të tij publik se përkrah ish-shefin e deputetëve të VV-së, Rexhep Selimin, i cili po gjykohet në Hagë, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu u deklarua edhe njëherë për qëndrimin e tij ndaj ish-krerëve të tjerë të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja së bashku me Selimin.

    Aliu përmes një postimi në Facebook i quajti shpifje aktakuzat e ngritura ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke thënë se lufta e tyre ishte e shenjtë dhe ata ishin heronj.

    “Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës. Por e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet. Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj!”, ka shkruar Aliu, përcjell Reporteri.net.

    Liburn Aliu i jep përkrahje Rexhep Selimit në ditën e parë të gjykimit

    Kujtojmë që sot është mbajtur procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët që në fillim të seancës janë deklaruar të pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Reporteri.net/

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!