×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi Qëndron Kastrati doli pozitiv me Covid-19, nesër testohen zyrtarët e Komunës së Kamenicës

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 18:06

    !3 zyrtarë të Komunës së Kamenicës do të testohen nesër për të parë nëse janë të infektuar me Coronavirus, shkruan Reporteri.net.


    Testimi i tyre vjen pasi  ditë më parë kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati rezultoi pozitiv me Coronavirus. Lajmin për Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti. Ajo ka thënë se janë identifikuar 27 kontakte të kryetarit Kastrati.

    “Tashmë janë identifikuar të gjitha kontaktet e kryetarit Kastrati dhe neswr pritet t’u merren mostrat nga IKShP për testim. 27 personat e identifikuar janë duke qëndruar në vetizolim menjëherë pasi kemi marrë rezultatin për kryetarin”, ka thënë Rashiti.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!