×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Pasi shtrëngoi duart me Kurtin, Nait Hasani i PDK-së shihet duke pirë kafe me Arben Vitinë e Shqipe Selimin e VV-së

    Reporteri
    29 Maj 2025 | 12:44

    Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, sot u pa në komunikim të mirë me deputetë të Vetëvendosjes.

    Hasani fillimisht shtrëngoi duart në sallën e Kuvendit me kreun e VV-së, Albin Kurtin me të cilin gjatë përshëndetjes pati edhe një diskutim të shkurtë. Dyshja u panë duke buzëqeshur, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Paraprakisht, ai ishte duke biseduar me Glauk Konjufcën.

    Takimet e tij me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hasani i vazhdoi edhe jashtë Kuvendit. Ai u pa në një lokal afër objektit të Kuvendit duke pirë kafe me Arben Vitinë e VV-së dhe deputeten Shqipe Selimi.

    Pamjet i ka publikuar T7.

    Takimi mes tyre erdhi menjëherë pas seancës së Kuvendit, ku për herë të 23-të dështoi konstituimi i Kuvendit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!