×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Pasi u kërcënua me jetë, Lul Raka thotë se nuk do ta ndalë punën

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 16:22

    Mikrobiologu Lul Raka ka folur pasi mbrëmë një person e kërcënoi se do ta digjte për së gjalli së bashku me familjen e tij, në rast se e propozon rikthimin e karantinës.

    Raka ka thënë se nuk do të ndalet duke punuar, pavarësisht kërcënimit. Ai ka shtuar se nuk e njeh kërcënuesin dhe nuk e di nëse Policia ka arritur ta identifikojë atë.

    “Policia është duke u marrë me rastin. E kam lajmëru në Polici mbrëmë, pastaj e kam bërë publik. Nuk e di nëse policia e ka identifiku. Unë nuk e njoh atë njeri. Ia kam fshi edhe emrin, që mos me e rreziku edhe atë. Ato janë punë të Policisë, unë atë timen e kam kry. Sot kam qenë i zënë tërë ditën edhe s’kam informata. Unë kam qenë duke punu, s’e kam nijet me u ndalë”, ka thënë Raka, shkruan EO.

    Në mesazhin e publikuar në Facebook, një person i drejtohet Rakës me fjalët: “O magjup, me bo me na shti në karantinë prapë, kam me të kallë për së gjalli me krejt familjen”.

    Policia ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!