×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi u “rehatua” në VV, Shkumbin Demollit i ndodh e papritura, bëhet cak i grabitjes

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 21:02

    Shkumbin Demolli i cili para zgjedhjeve të 6 tetorit bëri bujë në media pasi ndërroi disa parti, së fundmi duket se është “rehatuar” në Vetëvendosje. Por një e papritur i ka ndodhur sot, ku ai ka qenë cak i grabitjes, shkruan Reporteri.net.


    Shkumbin Demollit i është vjedhur telefoni në parkingun e QKUK-së,  dhe për këtë kërkon ndihën tuaj.

    Ai thotë se telefoni është i tipit Samsung Galaxy M20, ngjyrë të kaltër dhe se vlera e tij është 150 euro.

    Demolli thotë se rastin e ka paraqitur në polici por se kërkon edhe ndihmën e miqve në rrjetet sociale.

    Këtë grabitje ai e sheh si tentim për ta “kërcënuar” për qëndrimet e tij të hapura karshi zhvillimeve në Kosovë.

    Postimi i plotë:

    Sot rreth ores 10 më është mar telefoni nga një përson haraqegji i partive politike nga dora,me numrat e telefonit 044729214 dhe 045668093 para parkingut të QKUK-së
    Rastin e kam paraqit edhe në polici,nëse ju vjen ndonjë mesazh në rrjetet sociale,apo diqka tjetër nga numrat e mij,ju ftoj të bashkpunoni me policin.
    Telefoni është samsung galaksi M20 i kaltër.
    Vlera e telefonit është 150 euro

    Kushdo që ka ndonjë informat e ftoj të më lajmroj.

    Me keqardhje po e thëm se nuk e kisha besu që mdodh kjo pas 11vite pavarsi.

    Ska kërcnim as haraq që më nal me fol drejt.

    https://www.facebook.com/shkumbin.demolli.3/posts/2354254741353267

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!