Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka takuar sot zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahiri.
Në një postim në Twitter, Apostolova u shpreh e kënaqur me këtë takim, ndërsa kërkoi nga qeveria sqarime se kush do ta udhëheqë agjendën evropiane të Kosovës, kjo pasi qeveria e re ka shuar Ministrinë e Integrimit Evropian.
“Takim shumë i mirë me Besnik Tahirin sot, diskutuam për punën mbi prioritetet e qeverisë së re të Kosovës. Është mirë të shohësh përvojën dhe udhëheqjen politike për reformën institucionale. Do të punojmë bashkërisht për së afërmi. Tani na duhet sqarim se kush e udhëheqë agjendën evropiane”, shkroi Apostolova në Twitter.
Ndërkaq, vetë zv/kryeministri Tahiri, tha se takimi me Apostolovan ishte produktiv për sa i përket agjendës së reformave dhe rrugës drejt integrimit në BE.
“I falënderohem BE-së për mbështetjen në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe pres me padurim të punojmë bashkë. Ritheksova domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave”, shkroi Tahiri në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.